Thaçi shtrëngon duart me Nikolliqin
Vatikan, 19 mars - Kryeministri Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në margjina të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, Françeskut I, thonë burime të Gazetës Express.
Takimi duket se është mundësuar nga diplomacia amerikane, pasi që si Thaçi ashtu edhe Nikolliq takuan mbrëmë në Romë, Zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Burime të Gazetës Express thonë se takimi nuk ka zgjatur shumë. Ai më shumë ka qenë një shtrëngim duarsh, një akt simbolik dhe i vullnetit të mirë të dy liderëve, ka thënë një zyrtar i afërt me Kryeministrin, në kushte anonimiteti.