14 Janar 2025

Thaçi: Presim zyrtarizimin e marrëveshjes për drejtësi

Bruksel, 31 mars - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Bruksel se në takimin me delegacionin e Serbisë të nivelit të lartë, të kryesuar nga kryeministri aktual, Ivica Daçiq, do të diskutohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen e sistemit të drejtësisë dhe “funksionalizimin e plotë në pjesën veriore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.
 
Në këtë kuadër ai theksoi se “në takimin e fundit ne kemi arritur marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”.
 
Takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës të kryesuar nga kryeministri, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, është i pari prej se në Serbi nu mbajtën zgjedhjet parlamentare.(rel) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)