11 Janar 2025

Thaçi në Seul ftoi shtetet ta njohin Pavarësinë e Kosovës

Seull, 23 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim në Samitin Botëror të Paqes, mbajtur në Seul të Koresë së Jugut.

Kryeministri Thaçi gjatë samitit ka takuar liderë nga vende të ndryshme të botës, ku temë kryesore e takimeve ishin rritja e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.

Në fjalimin e tij, në Samitin Botëror të Paqes, mbajtur në Seul ai ka thënë së Serbia ndërroi politikanët dhe u bë demokratike, por fatkeqësisht diskursi i tyre ndaj kosovarëve nuk ndryshoi shumë në fillim dhe ata ngurronin që t’i pranonin krimet e kryera ndaj kosovarëve dhe të pranonin realitetin e shtetit të ri.

"Ne morëm ndihmë të madhe, dhe në më pak se 5 vjet, pavarësisht rezistencës nga disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Kosova tani është njohur nga gati 100 shtete", ka theksuar Thaçi.

Koreja e Jugut sipas tij është ndër vendet e para që e njohu Kosovësn dhe Kosova është përjetësisht mirënjohës për këtë shenjë të miqësisë.

"Populli im kurrë nuk do ta harrojë rolin pozitiv që Koreja e Jugut e luajti duke na ndihmuar në sigurimin e statusit tonë. Jemi bërë anëtarë sovranë të agjencive të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, dhe të organizmave të tjerë shumëpalësh dhe e dimë se procesi i njohjes së shtetit tonë do të përfundojë me një ulëse për Kosovën në OKB në New York", është shprehur ai.

Kryeministri Thaçi po ashtu ka shfrytëzuar këtë rast që të ftoj, udhëheqës të shquar nga vende që ende nuk e keni bërë këtë, të njohin vullnetin e popullit të Kosovës dhe t’i bashkohen më shumë se gjysmës së anëtarësisë të OKB-së duke përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe NATO-s, shumicën Organizatës së Konferencës Islamike, shumicën e vendeve të Këshillit të Evropës, të pranojn dorën e kosovare të miqësisë dhe të na njohin si shtet të pavarur.

Ai ma tutje ka shtuar se ekonomikisht, Kosova ka filluar një program të stimulimit që ka mundësuar rritje.

Qeveria sipas tij ka dyfishuar pagat e të gjithë punonjësve publikë brenda 5 viteve, ndërsa i ka trefishu pagat e prokurorëve dhe gjykatësve.

Po ashtu Kosova ka inicuar programin e ndërtimit dhe kemi ndërtuar autostradën moderne deri në bregdetin Adriatik me kompanitë më të njohura amerikane dhe po e ndërtojmë aeroportin më të madh në Ballkan me investitorë turq dhe francezë. Kemi ndërtuar 100 shkolla.

Nga 2000 dollarë të bruto prodhimit vendor për kokë banori në vitin e fundit para pavarësisë, tani kemi arritur deri në 4000 dollarë, duke e dyfishuar pasurinë e qytetarëve tonë në 5 vjet.

Rritja jonë ekonomike sipas kryeministrit Thaçi është e dyta më e madhja në Evropë për pesë vitet e fundit, me gjithë faktin që po veprojmë në periudhën e krizës ekonomike.

Më shumë duhet bërë, sidomos në joshjen e investime të huaja direkte dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai me tutja ka thënë ajo çfarë është më e rëndësishmja, ëshë këmbëngulja e qeverisë në pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

"Po vij në këtë konferencë shumë të rëndësishme nga Brukseli, kryeqyteti i Evropës së Bashkuar, ku për dy ditë kam takuar kryeministrin e Serbisë, Dacic. Ai ishte kundërshtar imi por sot, nën udhëheqjen e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së, jemi takuar 5 herë për të siguruar që Serbia po e njeh realitetin në terren. Në takimet tona të mëparshme Serbia njohu diplomat e republikës sonë, letërnjoftimet, gjykatat, kufijtë. Tani duam të zgjidhim statusin e serbëve që jetojnë në veryi të vendit tim duke i integruar plotësisht në sistemin kushtetues të Kosovës", ka pohuar Thaçi.

Kryeministri i Serbisë sipas tij është përkushtuar që të punojë me të për të arritur paqe të qëndrueshme dhe normalizim të marrëdhënieve në dobi të të dyja palëve.

Ai ka theksuar me tutje se kjo është ajo që ne duam: një Serbi evropiane e cila njeh Kosovën në emër të vlerave universale, por edhe për interesa vendore.

"Do të udhëtoj për në Nju Jork së shpejti në Këshillin e Sigurimit për të raportuar për përshtypjet e mia nga dialogu. Është një proces i vështirë, veçanërisht për shkak se ende na mungon një falje zyrtare e Serbisë për krimet e tmerrshme të kryera në të kaluarën ndaj familjeve tona. Megjithatë, për hir të së ardhmes së fëmijëve tanë, do të takohem me këdo dhe kudo për të siguruar që popujt tanë mund të përqendrohen në zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Rritja ekonomike e familjeve, rritja e ekonomisë në përgjithësi, rritja e vlerave", ka nënvizuar ai.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)