Thaçi në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë
Prishtinë, 30 prill - Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, një delegacion i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.
Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqërura nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Delegacioni i Kosovës do të merr pjesë nesër në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.
Kjo është vizita e parë shtetërore nga institucionet e Kosovës bërë Vatikanit, pas shpalljes së Pavarësisë.
Vatikani ka qenë përherë përkrah popullit të Kosovës dhe Papa Gjon Pali i Dytë ka qenë mik i madh i shqiptarëve dhe i Nënës Tereze.