11 Janar 2025

Thaçi kthehet serish në Bruksel për të vazhduar dialogun

Prishtinë, 18 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe anëtarët tjerë të Delegacionit të Kosovës në dialogun ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas kërkesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, janë kthyer nga Aeroporti i Lubjanës për në Bruksel për të vazhduar takimet në kuadër të dialogut.

Delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi do të vazhdojë angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe të proceseve integruese për të gjitha shtetet e rajonit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)