12 Maj 2024

Thaçi: Kosova partner serioz për paqe dhe stabilitet në rajon

New York, 23 shtator -  Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, ku është mbajtur Samiti i Liderëve të Ballkanit, ka thënë se vetëm një Ballkan që jeton në harmoni dhe është pjesë e Bashkimit Europian është rruga dhe vizioni që duhet ndjekur.

“Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë dhe kërkon shumë përpjekje dhe përkushtim nga ne. Mirëpo, suksesi është i garantuar nëse të gjitha shtetet punojnë së bashku për të adresuar sfidat, për të ndërtuar konsensus të përbashkët për çështjet e interesit vital”, ka thënë ai.

Gjatë këtij procesi, sipas tij, të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të përqafojnë dhe të çmojnë kulturat e njëri-tjetrit dhe duhet të bashkëpunojnë fuqimisht me njëri-tjetrin për zhvillim të përbashkët dhe prosperitet për të ardhmen e përbashkët në BE dhe në NATO.

“Ndërsa, Bashkimi Europian, pa hezitim duhet t`i mbajë dyert e hapura për të gjitha vendet e Ballkanit që aspirojnë anëtarësimin, sepse vetëm kështu do të përmbyllet vizioni i Europës së bashkuar e në paqe, parim ky mbi të cilin është ndërtuar BE”, theksoi kryeministri Thaçi.

Duke i bërë një vështrim rrugëtimit të Kosovës gjatë tre viteve nga shpallja e pavarësisë, Thaçi tha se vendi është njohur nga 84 shtete anëtare të Kombeve te Bashkuara, prej tyre nga shtetet më të fuqishme në botë, duke përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të NATO-s, Këshillit të Europës, Organizatës së Konferencës Islamike etj, që reflekton mbështetjen e madhe që shteti i ri i Kosovës gëzon në arenën ndërkombëtare, si dhe të drejtën legjitime dhe vullnetin e popullit të Kosovës për të krijuar një ambient ku mbizotëron sundimi i ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)