11 Janar 2025

Thaçi i dorëzoi Shri Lankës kërkesën për njohjen e Kosovës

Seul, 23 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit vjetor Botëror të Paqes 2013, u takua me kryeministrin e Shri Lankës, Dissanayake Mudiyanselage Jayaratne. 

Në këtë takim, kryeministri Thaçi i dorëzoi zyrtarisht kryeministrit Jayaratne kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.

Kryeministri Thaçi e njoftoi kryeministrin e Shri Lankës edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovës.

Përveç tjerash, dy kryeministrat biseduan për bashkëpunimin reciprok në mes të dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri i Shri Lankës, z. Jayaratne e ftoi kryeministrin Thaçi për një vizitë në Shri Lankë, ndërsa premtoi se me vëmendje të veçantë do të shqyrtojë kërkesën për njohje të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)