Thaçi flet serbisht me Daçiq
Beograd, 31 mars - Ata kanë folur edhe në gjuhën serbe. Në raundin e fundit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë mes dy përfaqësuesve të këtyre dy shteteve është folur në gjuhën serbe.
Sipas burimeve të përditshmes Kurir, kryeministri Hashim Thaçi ka biseduar me Daçiq në disa raste ne serbisht.
Është normale që të dy palët ti kenë përkthyesit, por të gjithë aty shohim se sa mirë e kupton Thaçi serbishten. Edhe pse në media thuhet se nuk e di gjuhën tonë, disa herë ka nisur të flas në serbisht, por shpejtë e ndërpriti e vazhdonte në anglisht, thotë burimi nga delegacioni serb.
Sipas tyre, sjellja e tij për të gjithë është qesharake.