09 Janar 2025

Thaçi e Mustafa takohen me Nikoliçin dhe Vuçiçin

Bruksel, 24 janar - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe homologët serbë, Tomislav Nikoliç dhe Aleksandar Vuçiç, u përballën për të parën herë pas incidentit me trenin serb me parullat provokuese dhe arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë, mbi bazën e një fletarresti serb, në një darkë pune në Bruksel.

Fillimisht, kryediplomatja e BE-së Federika Mogherini zhvilloi takime të ndara me delegacionin serb dhe me atë kosovar, ndërsa më pas, të pestë ata u ulën në një darkë pune, që nga mediet është cilësuar gjerësisht si “darka e pajtimit”.

Në komentet e bëra pas takimeve të shkurtra që patën me shefen e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini, u duk se palët nuk ishin përafruar shumë.

Presidenti Nikoliç pranoi se Europa po i kërkon Serbisë që të përmbushë kushtet, që lidhen kryesisht me pavarësinë e Kosovës, çfarë për të është e papranueshme.

“Mogherini s’ka paraqitur asnjë dokument, që ne duhet ta nënshkruajmë. Ajo ka shprehur shqetësimin për pengesat në dialogun Kosovë-Serbi”, tha Nikoliç.

Sipas tij, Mogherini ka kërkuar që palët të reagojnë qetësisht dhe të diskutojnë për çështjet që duhen zgjidhur në këtë situatë të nxehtë. Ndërkohë, nga delegacioni kosovar nuk pati reagime pas takimit me kryediplomaten europiane, pasi të 3 ata kanë pritur delegacionin serb për të vijuar me darkën e punës, që duket se do të zgjasë deri në orët e vona të natës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)