Thaçi e Daçiq takohen më 8 shtator
Bruksel, 30 gusht - Takimi tjetër mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 8 shtator në Bruksel, ku pritet që të arrihet marrëveshja për Telekomin dhe Energjinë.
Mbajtja e takimit mes dy kryeministrave Thaçi-Daçiq në fillim të shtatorit është bërë e ditur nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë.
\"Kanë mbetur edhe disa detaje të sqarohen. Shpresoj dhe besoj se deri më datën 8 shtator do të mund të përmbyllim edhe këto dy çështje jashtëzakonisht të rëndësishme\", shtoi ai.