13 Janar 2025

Thaçi e Daçiç do të takohen sot në Bruksel

Bruksel, 6 nëntor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Ivica Daçiç, do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Takimi i konfirmua nga zonja Ashton e cila tha se do të diskutohen hapat e ardhshëm në procesin zgjedhor në Kosovë si dhe ne zbatimin e marrëveshjes së muajit prill për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Ajo i vlerësoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë për pushtetin komunal si thelbësore për të ardhmen e Kosovës, ndërsa dënoi ashpër incidentet e dhunshme në veriun e Mitrovicës.

“Të gjithë votuesit kanë të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje në një mjedis të sigurt dhe pa dhunë. Incidentet duhet të hetohen pa vonesë” thuhet në një deklaratë të zonëjs Ashton.

Kjo çështje pritet të jetë edhe një nga temat kryesore të bisedimeve të nesërme. Votimet në veriun e Mitrovicës  u dëmtuan nga incidentet e së dielës mbrëma, kur persona të maskuar ndërhynë dhe shkatërruan kutitë e votimit në disa vendvotime në veri të Mitrovicës, duke detyruar largimin e komisionit të zgjedhjeve dhe të përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)