25 Dhjetor 2024

Thaçi dhe Vuçiç takohen se bashku në Shtëpinë e Bardhë

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Siç ka njoftuar Thaçi në rrjetet sociale, takimi ka ndodhur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm në këtë takim ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

"Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm", shkroi Thaçi, i cili theksoi se "duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë".

Thaçi ka qëndruar në SHBA për një javë ku ka zhvilluar takime me personalitete të shumta në mesin e të cilëve edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai i ka quajtur vizitën në SHBA si "një javë e suksesshme, me plot takime miqësore dhe përmbajtjesore".

Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin verime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)