11 Janar 2025

Thaçi dhe Daçiç takohen sot në Bruksel

Bruksel, 19 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar dje për në Bruksel për të takuar sot kryeministrin serb, Ivica Daçiç, në kuadrin e bisedimeve midis dy vendeve.

Takimi është konfirmuar nga zëdhënësja e kryediplomates evropiane Cathrinë Ashton, Maja Koçijançiç si dhe nga vet zyra e informimit tër kryeministrit Thaçi.

"Me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton do të zhvillohet takimi i radhës mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me Presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso, si dhe me Përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme, Baroneshën Catherine Ashton.

Kryeministrat Thaçi e Daqiq do të takohen dy ditë në Bruksel, ku në qendër të bisedimeve do të jetë situata në veriun e Kosovës si dhe rrugët e shpërbërjes së strukturave paralele që mbeshteten nga Beogradi.

Ky takim shihet si një hyrje në fazën më të rëndësishme të bosedimeve dhe pritet që brenda disa javëve të arrihet një marrëveshje për veriun e Kosovës.

Ivica Daçiç, më herët pati deklaruar se është me rëndësi që të zgjidhet çështja e institucioneve paralele në Kosovë dhe se zgjidhja më e mirë është arritja e një marrëveshjeje për funskionimin e bashkësive të komunave serbe.

“Pa këtë marrëveshje, Serbia nuk do të ketë as të drejtë morale e as politike që të heqë institucionet e veta në Kosovë, që edhe ashtu janë në numër të vogël”, ka thënë ai.

Diplomatët i kanë kërkuar Serbisë që të shpërbëjë strukturat e saj të sigurisë në veriun e Kosovës si kusht që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)