Thaçi dashurohet me përkthyesen e Daçiç
Beograd, 6 mars - Sipas gazetës serbe Kurir, kryeministri Thaçi gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është relaksuar duke e shikuar përkthyesen e Daçiqit, Tijana Vasilijeviq Damjanoviq.
Madje, kjo gazetë shkon edhe më tutje duke e titulluar shkrimin: Thaçi dashurohet me përkthyesen e Daçiçit - ndërsa si dëshmi për këtë ka ofruar disa foto nga takimi i relaksuar në zyrën e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, që duket sikur nuk e mbështesin shumë këtë tregim.
Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës ka shikuar përkthyesen e Daçiçit, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb.
Ndërisa kryeministri serb gjatë gjithë kohës kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiçit, dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte, shkruan kjo gazetë.