Thaçi-Daçiq takohen dy herë brenda qershorit
Prishtinë, 10 qershor - Dy herë do të takohen gjatë muajit qershor kryeministri i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Daçiq, në dy kryeqendra evropiane.
Dy kryeministrat do të marrin pjesë më 16 qershor në një konferencë ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë, pasi i ka ftuar Ministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi, shkruan Tribuna.
Ndërsa takimi i dytë është në Bruksel ku do të mundohen që të pajtohen për anën teknike të zbatimit të marrëveshjes.