Thaçi-Daçiç takohen pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit
New York, 22 mars - Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç, pavarësisht përballjes së ashpër që e patën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ata duket se i kanë mbajtur në mend mirë këshillat e Baroneshës Catherine Ashton.
Në foto, Thaçi dhe Daçiç shihen duke komunikuar normalisht pas mbledhjes së Këshillit. Afër tyre janë edhe Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli dhe Këshilltari i Lartë i Kryeministrit, Bekim Çollaku.
Më 2 prill Thaçi dhe Daçiç do të takohen në Bruksel në raundin e tetë të dialogut Prishtinë-Beograd, ku sipas gjitha gjasave, ata do të arrijnë marrëveshje për Veriun e Kosovës.