10 Janar 2025

Tërmeti prej 7.3 shkallë të Rihterit godet Oqeanin Paqësor

El Salvador, 27 gusht - Një tërmet prej 7.3 shkallë të Rihterit ka goditut të dielën Oqeanin Paqësor 119 kilometra larg El Salvadorit, duke shkaktuar një paralajmërim të shkurtër të cunamit në shtrirje të bregdetit qendror amerikane, por pa shkaktuar dëme të mëdha ose viktima, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Një cunami i vogël ka goditur portin Akajutla të El Salvadorit ka bërë me dije Qendra për Paralajmërimin e Cunamit të Paqësorit.

Paralajmërimi për cunami, që më pas u anulua, u lëshua për El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Hondurasin, Guatemalën, Panamanë dhe Meksikën.

Shërbimet emergjente në El Salvador dhe Guatemalë thanë se tërmeti nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të dukshëm dhe nuk ka pasur raportepër dëmtime apo viktima nga vendet e  tjera të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)