Tërmeti prej 7.3 ballësh ka goditur sot veri-lindjen e Turqisë

Ankara, 23 tetor - Një tërmet prej 7.3 ballësh ka goditur sot veri-lindjen e Turqisë duke shkaktuar të paktën 50 të plagosur si dhe shembjen e shumë shtëpive.
Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan, tërmeti u regjistrua në orën 10:41 minuta me orën lokale dhe ishte rreth 35 km në verilindje të qytetit Van, qytet kufi me Iranin.
Një banor turk është shprehur për CNN se tërmeti ishte shumë i fortë dhe lëkundja ka zgjatur për një minute ndërsa sipas mediave turke tërmeti u pasua edhe me 30 lëvizje të vogla të tokës.
Ndërkohë si pasojë e një tërmeti të fortë vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 41 persona.
Vendi është përballur shpesh me tërmete katastrofike, kujtojmë këtu atë të vitit 1999 ku një lëkundje me magnitudë 7.4 ballë shkaktoi vdekjen e të paktën 18 mijë personave.