23 Dhjetor 2024

Tërmeti prej 6.3 ballë godet Filipinet

Manila, 25 dhjetor - Filipinet janë tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti i fortë u ndie në provincën Batanga, në ishullin Luzon në Filipine , herët në mëngjes.

Sipas të dhënave tërmeti u regjistrua me madhësi 6.3 të shkallën Rihter nga Instituti Filipinik i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë (PHIVOLCS) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas institutit, thellësia e tërmetit, e regjistruar në 07:43 (lokale), ishte 74 kilometra, ndërsa epiqendra e tij ishte 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Calatagan, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.

Instituti vlerësoi se nga goditja e fortë mund të jenë shkaktuar dëme. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka informacion mbi viktimat ose dëmtimet serioze.

Filipinet shpesh goditen nga tërmetet, pasi arkipelagu ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor.

     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)