Tërmeti prej 5.7 shkallë godet Rumaninë, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë
Bukuresht, 14 shkurt - Një tërmet me magnitudë 5.7 me magnitudë është ndjerë sot në Rumani dhe është pasuar nga lëkundje të tjera.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën lokale 15:16, 5 km larg qytetit të Tismanës. Pas tij pati edhe një tjetër, me magnitudë 3.5.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, kryesisht në Prishtine.
I njëjti vend u godit dje nga një lëkundje me magnitudë 5.2 ballë dhe thellësi 10 kilometra.
Një javë më parë një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë dhe Sirinë dhe ka lënë mbi 37 mijë viktima deri tani.