Tërmeti prej 5.5 ballësh godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë
Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.
Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.
Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndjerë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.
Deri më tani, sipas raportimit të mediave atje nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.