Tërmeti prej 5-ballësh godet detin Mesdhe
Madrid, 22 shkurt - Lëkundje sizmike me magnitudë 5.4 ballë është regjistruar në detin Mesdhe, mes Marokut dhe Spanjës.
Nga të dhënat e të qendrës sizmiologjike amerikane, USGS mësohetm se tërmeti ka pasur një thellësi prej 20 kilometra nën tokë dhe epiqendër 67 kilometra në veri-lindje të lokalitetit Al Hoseyma,
Kjo lëkundje është pasuar nga një e dytë, por me fuqi 4.6 ballë.
Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz apo materiale.
Tërmeti është ndjerë kryesisht në jug të Andaluzisë, në provincat Malaga, Almeria dhe Granada, si dhe në enklavat spanjolle të Marokut, Melilla.