Tërmeti prej 4.9 ballë godet Iranin
Teheran, 5 korrik - Një tërmet me intensitet 4.9 ballë të shkallës Rihter ka tronditur sot qytezën Darab në provincën Fars në Iran.
Qendra sizmologjike e qytetit Shiraz, e varur nga instituti gjeofizik i universitetit të Teheranit njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 7:41:51 dhe epiqendra e tij ka qenë 9 km në fshatin Restak të qytezës Darab.
Thellësia e këtij tërmeti është përllogaritur 19 km në brendësi të tokës. Deri tani nuk ka raporte mbi dëmet e mundshme të këtij tërmeti.