Tërmeti prej 4.4 ballë godet veriun e Shqipërisë
Tiranë, 4 nëntor - Mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur se lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotem, rreth orës 06:08 në veri të vendit.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Rrëshenit dhe me thellësi 10 kilometra.
Po ashtu nga të dhënat e para sizmiologjika bëhet e ditur se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitutë 4.4 ballë.