29 Dhjetor 2024

Tërmeti në Turqi, dyshohet për 1 mijë viktima

Ankara, 24 tetor - Bilance të frikshme vijnë nga Turqia e cila u godit mesditën e së dielës nga një tërmet 7.3 ballë i shkallës rihter.

Për momentin nga Turqia vijnë konfirmime zyrtare për 50 viktima të cilat ndodhen në spitalin qëndror të provincës Van, e cila është më e prekura nga tragjedia.

Burime nga mediat turke flasin për një shifër nga 500 deri në 1 mijë të vdekur. Të mbijetuarit e katastofës flasin për një numër të konsiderueshëm njerëzish të bllokuar në gërmadhat e ndërtesave të rrafshuara nga lëkundjet.

Fillimisht u raportua për një tërmet 6.6 ballë të shkallës rihter ndërsa më pas nga instituti amerikan e gjeologjisë u raportua shifra zyrtare e cila është 7.3 ballë shkalla rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në fshatin Tabanli në provincën Van rreth 7.2 km në thellësi të tokës.

Nga lëkundjet e fuqishme janë prekur një sërë qytetesh ndërsa dëmet përllogariten katastrofike sipas të dhënave paraprake.

Shkatërrime të mëdha raportohen edhe në provincën Mus, ndërsa paniku ka përfshirë banorët e zonave të prekura.

Tërmeti është regjistruar në orën 12.41 të drekës, 12.41 me orën lokale të Turqisë.

Kryeministri i Turqisë Erdogan është nisur menjëherë drejt provincës Van ku po ndjek nga afër operacionet e shpëtimit të të mbijetuarve si dhe nxjerjes së viktimave nga gërmadhat.

Tashmë që goditja e radhës sizmike në Turqi po prodhon bilance katastrofike dëmesh në njerëz shtrohet cështja e zbatimit të niveleve të sigurisë në ndërtimin e godinave.

Në një moment të dytë do pritet të nisin edhe hetim për cilësinë e ndërtimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)