12 Janar 2025

Termeti në Pakistan, vdesin mbi 200 persona

Islamabad, 25 shtator - Mbi 200 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm, që ka goditur të martën provincën Baluçistan të Pakistanit.

Tërmeti prej 7.7 shkallësh të Richterit ka dridhur qarkun Avaran, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa.

Dridhjet janë ndjerë edhe në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, i cili ndodhet rreth 250 kilometra nga epiqendra, si dhe në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.

Ushtria pakistanase ka dërguar në zonën e prekur 300 trupa, duke përfshirë punonjës shpëtimi dhe mjekë, si edhe me ilaçe, tenda, ushqime dhe helikopterë.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Pakistanit, pas tërmetit kryesor, që ra rreth orës 4:50 të pasdites sipas orës vendore, ndodhën edhe pesë pasgoditje, duke përfshirë edhe një me magnitudë 5.9 ballë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)