Tërmeti në Indonezi, bilanci i viktimave shkon në 436
Jakarta, 14 gusht - Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar 436 viktima nga tërmeti që tronditit Ishullin e Lombok-ut në fillim të këtij muaji.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë bëri me dije se shumica e viktimave ishin bllokuar në ndërtesat e shkatërruara.
Mbi 370 mijë vetë janë zhvendosur nga tërmeti me magnitudë 7, që goditi Indonezinë më 5 gusht.
Autoritetet shëndetësore thanë se po krijohet një spital i përkohshëm për të trajtuar mbi 1300 të plagosur.