Tërmeti me magnitudë 7.1 godet Alaskën
Anchorage, 25 janar - Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi shtetin amerikan të Alaskës në orët e para të ditës së sotme.
Epiqendra ishte 260 kilometra në jugperëndim të qytetit më të madh të Alaskës, Anchorage.
Banorët e qytetit thanë se lëkundjet e tërmetit i zgjuan nga gjumi por nuk kishte njoftime për dëme madhore në këtë shtet.