Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë tronditi brigjet e Kalifornisë
Kaliforni, 15 dhjetor - Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ra sot në brigjet e Kalifornisë. Për këtë njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas të dhënave të tij, epiqendra e tërmetit ndodhej 142 km larg qytetit Avalon. Të dhëna mbi viktima apo dëme nuk ka.
Nuk është njoftuar ndonjë informacion në lidhje me kërcënimin e ndonjë cunami.