Tërmeti me magnitudë 4,7 trondit Maqedoninë e Veriut
Shkup, 12 mars - Një tërmet i fortë me magnitudë 4,7 ka tronditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme, me epiqendër 17 km nga Gostivari dhe 54 km nga Prizreni.
Thellësia e tërmetit ishte 2 km, ndërsa lëkundja u regjistrua në orën 22:17 minuta. Lëkundja është ndjerë lehtë edhe në Shqipëri, kryesisht në Dibër.
Ditën e sotme, Gostivari është lëkundur nga një seri tërmetesh, por magnituda maksimale nuk i kaloi 3,7.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.