Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë ndihet në Tiranë
Tiranë, 1 shtator - Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në mesnatë në Tiranë dhe në zonat përreth.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 50 km nga Tirana, ndërsa është regjistruar në orën 00:20 minuta së të enjtes.
Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit, por edhe në Maqedoni.
Ende Nuk ka të dhënë për dëme materiale.