Tërmeti me intensitet 6.6 shkallë godet Italinë qendrore
Romë, 30 tetor - Një tërmet me intensitet 6.6 shkallë e ka goditur pjesën qendrore të Italisë, një javë pas dridhjeve të tokës, nga të cilat shumë vetë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale në njerëz, por shumë ndërtesa raportohet se janë rrafshuar me tokë nga ky tërmet.
Tërmeti ndodhi sot në mëngjes orën 7:40 sipas kohës lokale dhe epiqendrën e kishte afër qytetit Perugja, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Në mesin e ndërtesave të dëmtuara raportohet se janë edhe Bazilika e Shën Benediktit dhe ndërtesa e administratës së qytetit në vendbanimin Norkia.
Dridhje janë hetuar edhe në kryeqytetin Romë.
Ky tërmet i fuqishëm ndodhi dy muaj pas dridhjeve të forta në rajon, nga të cilat patën humbur jetën afro 300 vetë.