Tërmeti me intensitet 6.1 shkallë godet Greqinë
Zyrtarët e këtij rajoni thanë se ka pasur dëme materiale në portin Lixouri, afër epiqendrsë së tërmetit. Ka pasur raporte për pak lëndime të vogla të njerëzve.
Ky tërmet është ndjerë edhe në ishullin e afërt Zakinthos, në pjesët perëndimore të Greqisë dhe në kryeqytetin Athinë.
Pas tërmetit me intensitet 5.9 shkallësh, i cili e kishte goditur këtë ujdhesë më 26 janar, mijëra banorë i kalojnë netët te të afërmit ose në anijet që janë dërguar special për këtë çështje.