23 Dhjetor 2024

Tërmeti i fortë godet Pakistanin, të paktën 20 viktima

Islamabad, 7 tetor - Të paktën 20 persona janë vrarë në një tërmet me magnitudë 5.7 Rihter, që goditi Pakistanin jugor pak pas mesnatës së të mërkurës.

Epiqendra u regjistrua 16 kilometra në verilindje të Harnai dhe 102 kilometra në verilindje të Quetta.

Vlerësohet se thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.

"Ne jemi informuar se 20 njerëz u vranë për shkak të tërmetit. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar," i tha AFP-së,  Suhail Anëar Hasmi, një zëdhënës i qeverisë lokale në provincën Balochistan.

Shumë banorë humbën jetën kur u shembën ndërtesat, tha zyrtari. Sipas  tij mes viktimave janë të paktën një grua dhe gjashtë fëmijë.

Zona më e goditur është qyteti malor Harnai, një terren i vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të mungesës së rrugëve të shtruara, ku rrjetet e energjisë elektrike dhe telefonisë janë rudimentare.

Pakistani, i vendosur mbi vendin ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike, shpesh goditet nga tërmete të forta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)