Tërmeti godet Greqinë
Athinë, 17 shkurt - Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Greqi gjatë natës, por edhe mëngjesin e sotëm.
Një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkalllës rihter është ndjerë në një zonë pranë qytetit grek të Nafpaktos herët këtë mëngjes, ka njoftuar Instituti i Gjeodinamikës së Athinës.
Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra ishte 11 kilometra në juglindje të Nafpaktos, në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi se tërmeti ishte 4.5 në shkallën Rihter.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi dëmet e mundshme materiale të shkaktuara apo për ndonjë të lënduar.
Ndërsa në orën 3:42 minuta më kohën lokale është regjistruar një lëkundje me magnitudë 5.5 të shkallës rihter.