09 Janar 2025

Tërmeti fundos Everestin me 4 metra

New Delhi, 26 janar - Mali më i lartë në botë thuhet se është fundosur me të paktën katër metra pas tërmetit të rënë në Nepal në vitin 2015.

Një grup shkencëtarësh prej 30 personash nga India kanë ngritur hipotezën dhe kanë vendosur që ta vërtetojnë, shkruan CNN.

Everest është matur në vitin 1959 nga qeveria Indiane dhe është 8848 metra, por me ndryshimet e fundit ka shkuar në 8844.

Njëri nga shkencëtarët Rao u shpreh: \"Matja e vërtetë zgjat vetëm disa ditë, por përgatitja mund të marrë diku deri në gjashtë muaj, pasi ne kemi për të monitoruar motit dhe për të marrë leje”, raporton Syri.net.

Një grup nga Kina ka tentuar që të bëjë matje në vitin 2005 por, zyrtarët e Nepal nuk e kanë lejuar diçka të tillë.

Rao shtoi se ka pasur biseda joformale me qeverinë e Nepalit por, po prêt që ta bëjë në mënyrë diplomatike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)