Tërmeti 7,2 shkallë goditi Fixhin, aktivizohet alarmi për cunami
Suva, 4 janar - Një tërmet me magnitudë 7,2 shkallë të rihterit goditi Fixhin, duke aktivizuar një alarm për cunami për disa ishuj në Oqeanin Paqësor.
Tërmeti e kishte epiqendrën 280 km larg brigjeve të kryeqytetit Suva të ishullit Fixhi.
Alarmi është dhënë për zonat 300 km rreth epiqendrës, për shkak se thellësia e saj ishte 15 km nëntokë dhe rreziku i ngritjes së dallgëve u konsiderua tepër i madh nga sizmologët.
Turistët në disa zona të rrezikuara janë evakuuar.