Tërmeti 6.6 shkallësh godet gadishullin Kamçatka të Rusisë
Moskë, 21 mars - Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.6 shkallë e ka goditur mbrëmë vonë gadishullin Kamçatka të Rusisë në Paqësor, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, nuk ka ekzistuar rreziku i cunamit në Paqësor nga ky tërmet, ka thënë Qendra e Alarmit për Cunami në Paqësor.
Tërmeti ka goditur në thellësi prej 30 kilometrash dhe se lëkundja e perceptuar në gadishull ishte e lehtë dhe nuk priten dëme, ka njofutar në faqen e saj në Internet, Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.