Tërmeti 5.9 ballë godet Kinën Jugore
Pekin, 1 shtator - Tre veta u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën nga një tërmet prej 5.9 ballësh të shkallës Rihter që goditi provincat Yunnan dhe Sichuan të Kinës Jugore mëngjesin e së shtunës. Tërmeti solli gjithashtu dëme të shumta materiale.
Tani në zonat e prekura nga tërmeti po zhvillohen punët e ndihmës dhe të shpëtimit.
Autoritetet e pushtetit vendor të provincës Yunnan kanë dërguar me urgjencë tenda, shtretër, mbulesa dhe veshmbathje në zonat e prekura.
Të lënduarit nga tërmeti janë dërguar në spitale për mjekim. Katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Provinca Yunnan ka dërguar një grup mjekësor dhe një grup për parandalimin e epidemisë në zonat e goditura nga tërmeti.
Gjithashtu, mbi 3100 ushtarë, policë, zjarrfikëse etj. po zhvillojnë punët e ndihmës në këto zona.