Tërmeti 4.6 ballësh godet provincën Macera në Itali
Romë, 10 prill - Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Itali me epiqendër 2 km nga Muccia, në provincën e Macerata-s dhe 9 km thellësi.
Sipas Institutit Komgëtar Gjeofizik italian, përveç se në rajonin e Marche-s, lëkundja është ndier edhe në Umbria.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, tërmeti ka shembur një kullë e viteve ‘600 në Santa Maria të Varanos në Muccia, ndërkohë që janë mbyllur shkollat në Pieve Torina.
“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikojmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.
Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontrolle në hekurudhë.