17 Maj 2024

Termet tjetër në Turqi, 5 të vdekur

Ankara, 10 nëntor - Kthehen lëkundjet e tokës në lindje të Turqisë, duke provokuar të tjera viktima dhe shkatërrime. Të paktën 5 është numri i të vdekurve, por druhet për një bilanc akoma më të rëndë.

Gjithçka ndodhi në provincën Van, që ishte edhe ajo që u godit më tepër në muajin që shkoi, kur bilanci total i një tërmeti arriti në më tepër se 600 viktima dhe 4 200 të plagosur.

Tronditja e fundit ka qenë e mangitudës 5.6 dhe rënoi më tepër se 20 ndërtesa. Bilanci i parë flet për 5 të vdekur dhe dhjetëra persona të bllokuar mes rrënojave.

Rreth 50 persona janë bllokuar nën rrënojat e një hoteli.

Tronditja filloi me orën lokale 21:23, duke rrëzuar fillimisht një hotel 5-6 katësh, që akomodon më tepër gazetarë dhe skuadra të gjysmë hënës së kuqe. Informacionet e para tregojnë që në “Bayram Hotel” kanë qenë të pranishëm 35 persona.

Rreth 11 prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga skuadrat e shpëtimit, që mbërritën menjëherë pasi janë të mobilizuara në atë zonë që nga tërmeti i 23 tetorit që shkaktoi 603 të vdekur dhe 4 152 të plagosur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)