Tërmet prej 6.3 ballë goditi Japoninë veriore
Tokio, 19 qershor - Tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit sot goditi Japoninë veriore por nuk ka rrezik nga cunami as që ka raportime për dëme, njoftoi Agjencia meteorologjike japoneze.
Epiqendra e tërmetit është locuar në det në thellësi prej 10 kilometrave, në afërsi të ishullit verior Hokaido.
Rajoni i Japonisë është jostabil në aspektin seizmologjik, një tërmet prej 7.2 shkallë sipas Rihterit në vitin 1995 goditi qytetin Kobe me ç'rast humbën jetën 6.400 persona.