Tërmet prej 4 ballë në Pogradec
Pogradec, 8 shkurt - Një tërmet me magnitudë 4 ballë e shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë.
Lëkundjet janë ndier rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm dhe epiqendra ka qënë 16 km larg qytetit të Pogradecit në thellësinë 10 km.
Sipas informacioneve lëkundjet e tërmetit janë ndier në qytetin e Korçës, Pogradecit dhe zonave përreth por nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.