Tërmet në veri të Italisë
Bolonjë, 20 maj - Një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit ka goditur Italinë veriore afër Bolonjës. Raportohet se tre persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit.
Njoftohet për disa dëme të vogla, përfshirë rrëzimin e një kulmi.
Në fund të janarit, një tërmet prej 5.4 shkallë të Rihterit ka goditur po ashtu Italinë, me çrast disa ndërtesa në Milan qenë evakuuar.