Tërmet në Tiranë dhe rrethina
Tiranë, 30 maj - Lëkundje të lehta sizmike janë ndjerë sot rreth orës 13:40 në kryeqytet.
Sipas specialistëve të shërbimit sizmologjik në vend, pikërisht në këtë orë është rregjistruar një tërmet me fuqi 3.9 ballë i shkalles Rihter dhe magnitudë 4 ballë, me epiqendër 15 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit.
Ndërsa në Tiranë, këto lëkundje janë ndjerë me një magnitudë rreth 3 ballë.
Gjthësesi, lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët që banojnë në apartamente në kate të larta të pallateve.