Termet në Tiranë, 3.8 ballë e shkallë
Tiranë, 25 shkurt - Lëkundjet e tokës kanë përfshirë mëngjesin e sotëm, Tiranën dhe rrethinat e tij.
Tërmeti ndodhi rreth orës 7:20 minuta të ditës së sotme, rreth 11 kilometra në verilindje të Tiranës. Tërmeti kishte një magnitudë 3.8 ballë e shkalles Riter.
Instituti i Gjeoshkencave konfirmoi tërmetin e rënë, ndërkohë që kanë shtuar se lëkundjet janë ndjerë lehtë në zonat qendrore të vendit.
Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale dhe as të lënduar në njerëz, për shkak se fuqia e tij nuk ishte e madhe.