Tërmet në Serbi, 2 të vdekur
Tërmet ishte me magnitudë 5,4 sipas shkallë Rihter, pas së cilës u pasua nga disa tërmete të vogla në zgjidhjen e tokës.
Sipas informacioneve të para tërmeti ka shkaktuar të paktën dy viktima dhe dëme materiale në qytetin Kraljvo, ku banojnë 60 mijë banorë.
Ministri i brendshëm Ivica Daçiq, deklaroi se dihet se dy vetë e kanë humbur jetën.
Insntituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se tërmeti e ka goditur territorin 125 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd, sot herët në mëngjes.
Hapësira më së shumti e goditur ishte qyteti i Kralevës, ku raportohet se ndërtesat janë dëmtuar, ndërsa në disa pjesë të qytetit është ndërprerë rryma dhe uji. Janë plasogur së paku 15 njerëz.
Tërmeti ka shkaktuar edhe ndërprerjen e linjës elektrike dhe furnizimin me ujë për disa qytete.