12 Janar 2025

Tërmet në Kinë, vriten 20 persona

Pekin, 22 korrik - Rreth 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur krahinën veri-perëndimore kineze, Gansu.

Shërbimi gjeologjik amerikan ka vlerësuar se lëkundjet e tokës që nisën në orën 7 e 45 të së hënës ishin të magnitudës 5.9.

Qendra qeveritare kineze e monitorimit të tërmeteve ka thënë se tërmeti kishte fuqi 6.6 të magnitudës, ndërsa dridhjet pasuese ishin me fuqi 5.6.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, ka thënë se tërmeti goditi rajonet e Minxian dhe Zhangxian, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit krahinor, Lanzhou.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)