Tërmet në juglindje të Shqipërisë
Prishtinë, 17 shkurt - Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të Shqipërisë.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë tërmeti është regjistruar në orën 07:33, me epiqendër 9 kilometra në veri të Ersekës, me magnitudë 4.3 ballë.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Korçë dhe në Përmet.
Nuk ka të dhëna për dëme materiale.