Tërmet në ishujt Falkland
Stanlei, 25 nëntor - Një tërmet prej 6.6 shkallësh ka goditur juglindjen e ishujve britanikë Falkland të hënën, njofton Baza Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 320 kilometra larg Stanleit, kryqytetit të ishujve Falkland, për të cilët Argjentina kishte pasur pretendime disa vjeçare, njofton Reuters.